Fillojnë nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve në Mitrovicë të Veriut e Leposaviq

Në Mitrovicë të Veriut qytetarë të shumtë janë mbledhur që të nënshkruajnë peticionin për të shkarkuar kryetarët e komunave nga radhët e komunitetit shqiptar. Peticioni është nënshkruar edhe nga përfaqësuesit e Listës Serbe

Qytetarë në Mitrovicën e Veriut janë grumbulluar të mërkurën në mëngjes afër sallës së sportit në këtë komunë, për të nisur peticionin për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq, duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ të hartuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Sipas ekipit të TV Dukagjinit që gjendet në Mitrovicë të Veriut ka interesim të madh të qytetarëve për të nënshkruar peticionin.

Po ashtu ka nisur peticioni edhe në Leposaviq për shkarkimin e kryetarit të kësaj komune, Lulzim Hetemi.

Në grumbullin e qytetarëve për të nënshkruar janë parë edhe përfaqësuesit e Listës Serbe.

No description available.

Ndërkaq, në Leposaviq, sipas njërit prej iniciatorëve të peticionit, Vesellin Radoviq, është marrë leje që të shfrytëzohet hapësira para komunës për mbledhjen e nënshkrimeve.

Sanja Kërtiniq, një nga nismëtaret e kërkesës për nisjen e peticionit në Mitrovicë të Veriut, përmes medieve njoftoi qytetarët që të marrin me vete dokumentet e nevojshme për nënshkrimin e peticionit.

Ajo ftoi qytetarët që të nënshkruajnë kërkesën për shkarkimin e kryetarit aktual të komunës, duke u bërë thirrje edhe drejtorëve të institucioneve që financohen nga Serbia dhe punonjësve të këtyre institucioneve, që kanë vendbanim në Mitrovicë të Veriut, të marrin me vete letërnjoftimet dhe të nënshkruajnë peticionin.

Ndërkohë, përderisa në Zveçan nuk ka pasur asnjë hap konkret, siç është bërë deri tani në Leposaviq e Mitrovicë të Veriut, edhe në Zubin Potok ka një kërkesë për caktimin e një lokacioni për mbledhje të nënshkrimeve, por për të cilën ende nuk është vendosur nga Asambleja Komunale.

Kryetarët në katër komunat në veri të Kosovës, që banohen me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – janë shqiptarë, pasi partitë dhe popullata serbe bojkotoi zgjedhjet lokale të vitit të kaluar.

Nënshkrimet për largimin e tyre tani po mblidhen në bazë të Udhëzimit Administrativ të Qeverisë së Kosovës, i cili është miratuar në fillim të shtatorit 2023.

Në mënyrë që peticioni të jetë i suksesshëm, kërkohet që të mblidhen të paktën 20 për qind e nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në Mitrovicën e Veriut duhet të mblidhen së paku 3.640 nënshkrime për shkarkimin e kryetarit të komunës, pasi në listën zgjedhore janë regjistruar 18.199 persona me të drejtë vote.

Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq nis peticioni për shkarkimin e kryetarëve

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika