Fillon takimi mes Osmanit dhe partive politike, pjesëmarrës edhe Kurti

Ka filluar takimi i paralajmëruar mes Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe partive politike, megjithatë bëhet e ditur se pjesë e këtij takimi është edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, aty do të diskutohet rreth zgjedhjeve në Veri

Foto: eo





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur takimin konsultativ me partitë politike lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore, që në takim po merr pjesë edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, raporton eo.

Pjesë e këtij takimi do të jenë Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Njashtu, siç shkruan Ekonomia Online aty ka edhe përfaqësues të serbëve të Kosovës, Nenad Rashiq dhe Aleksander Jabllanoviq.

Në takim siç ka njoftuar Zyra e Presidencës së Kosovës do të diskutohet lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve në veri të vendit, më saktësisht në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Për pjesëmarrjen ose jo në takimin e thirrur nga Osmani, disa nga partitë e kanë konfirmuar para takimit që do të jenë pjesë e tij.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë konfirmuar se do të jenë pjesëmarrës në takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndërkaq, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk do të jenë pjesëmarrës në këtë takim, për shkak se janë pro shtyrjes së zgjedhjeve.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika