Filmi “One Battle After Another” i Leonardo DiCaprio-s kryeson nominimet për Golden Globe

Filmi i fundit i Leonardo DiCaprio-s, One Battle After Another, po udhëheq sezonin e çmimeve në Hollywood, pasi mori nëntë nominime për çmimet Golden Globe 2026..

Ky film, që tregon historinë e rrëmbimit të vajzës së një ish-revolucionari, është nominuar për filmin më të mirë në kategorinë komedi/muzikal. DiCaprio dhe aktorët  Sean Penn,  Teyana Taylor, Benicio Del Toro dhe Chase Infiniti, janë gjithashtu të nominuar në kategoritë e aktrimit.

Drama familjare me shumë gjuhë, Sentimental Value, është pasuesi më i afërt me tetë nominime, ndërsa nominimet e tjera të aktrimit përfshijnë Dwayne Johnson, Timothée Chalamet dhe aktoret Cynthia Erivo dhe Ariana Grande për Wicked: For Good.

Megjithatë, vazhdimi i Wicked nuk arriti të marrë nominim për filmin më të mirë, pavarësisht suksesit në box office.

Fituesit e Golden Globe do të zbulohen gjatë ceremonisë që mbahet në Los Angeles më 11 janar, një datë kyçe në përgatitjet për Oscars që zhvillohen në mars.

Të nominuarit e tjerë të spikatur përfshijnë: adaptimin e romanit të Maggie O’Farrell, Hamnet, dramën vampirike Sinners, dhe filmin Frankenstein të Guillermo del Toro. Yjet irlandeze Paul Mescal dhe Jessie Buckley janë vlerësuar në kategoritë e aktrimit për rolet e tyre në Hamnet.

Timothee Chalamet është nominuar për portretizimin e lojtarit të ping-pongut, Marty Mauser, në biografinë sportive Marty Supreme. George Clooney mori nominimin e tij të 14-të Golden Globe për rolin kryesor në filmin Jay Kelly të Noah Baumbach, që tregon jetën e një aktori të plakur hollywood-ian, ndërsa bashkëlojtari i tij Adam Sandler është nominuar si aktor dytësor.

Emma Stone është nominuar për rolin e saj në komedinë e zezë Bugonia, që gjithashtu ka tre nominime, përfshirë bashkëlojtarin Jesse Plemons.

Ky vit është i fortë për filmat ndërkombëtarë. Përveç Sentimental Value nga Norvegjia, mbështetje ka marrë edhe filmi iranian It Was Just An Accident i regjisor Jafar Panahi, që rrëfen historinë e një burri që kërkon hakmarrje ndaj ish-agjentit të inteligjencës që e torturoi në burg.

Ky film ka katër nominime, ndërsa filmat e tjerë ndërkombëtarë The Secret Agent dhe No Other Choice kanë nga tre nominime secili.

Filmat kryesorë dhe numri i nominimeve:

  • One Battle After Another – 9
  • Sentimental Value – 8
  • Sinners – 7
  • Hamnet – 6
  • Frankenstein – 5
  • Wicked: For Good – 5
  • It Was Just an Accident – 4

Shija e redaktorit

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

“Dukagjini” mbajti seminarin “mirëqenia psikologjike e mësimdhënësve dhe vetëkujdesi”

Qindra mësimdhënës nga shkolla të ndryshme nga mbarë vendi u bashkuan në seminarin e organizuar nga shtëpia botuese “Dukagjini”, me temë “Mirëqenia psikologjike e...

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Të fundit nga rubrika