Flamujt në gjysmështizë në shenjë zie në zyrat e komunës së Venecias

Në zyrat e komunës së Venecias janë ulur flamujt në gjysmështizë në shenjë zie qytetare për viktimat e aksidentit

Në zyrat e komunës së Venecias janë ulur flamujt në gjysmështizë në shenjë zie qytetare për viktimat e aksidentit të ndodhur në Mestre.

Të paktën 21 persona, duke përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur pasi një autobus ra nga një urë poshtë dhe mori flakë.

“Flamujt në gjysmështizë në zyrat e Bashkisë së Venecias në shenjë zie qytetare për viktimat e aksidentit të ndodhur mbrëmë në Mestre”, thuhet në njoftim.

Kryebashkiaku i Venecias, Luigi Brugnaro, tha se kishte ndodhur një “tragjedi e madhe”.

Siç raporton BBC, autobusi ishte marrë me qira dhe po transportonte turistët midis Venecias dhe një kampingu në rrethin e afërt Marghera.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:45.

Ministri i Brendshëm, Matteo Piantedosi, paralajmëroi për mundësinë e rritjes së numrit të viktimave.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika