Flamuri e dorëshkrimi i Ilaz Kodrës që me “fanatizëm” i ruan bashkëluftëtari i tij

Komandantin Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i tij e përshkruan si një nga komandantët më të stërvitur, më vigjilentë, luftarak e ushtarak

Fadil Shishani, bashkëluftëtar i Ilaz Kodrës, i ruan me “fanatizëm” flamurin e dorëshkrimin e komandantit Ilaz Kodrës.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, Shishani ka kujtuar Ilaz Kodrën si një nga heronjtë më të mëdhenj të Kosovës.

“Ky flamur është i komandantit të Ilaz Kodrës që e mbante në zyrën e tij, prandaj është një simbol i tij dhe të gjithë atyre ushtarëve të togut për intervenime të shpejta Brigadën 114 Fehmi Lladrovci. Për të folur për Ilaz Kodrën na duhet shumë kohë, por ai ishte një komandant luftarak e ushtarak, ishte një komandant me vizione të qarta, i përgatitur për fronte lufte”, u shpreh ai.

Heroin Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i tij e përshkruan si një nga komandantët më të stërvitur, më vigjilentë, luftarak e ushtarak.

“Pas rënies së komandantit Fehmi Lladrovci, Ilaz Kodra erdhi në krye të detyrës së komandantit dhe pos që na jepte këshilla, kishte një stërvitje të mirë, na jepte njohuri dhe guxim për fronte. Kam mësuar shumë nga ai por Ilaz Kodra ishte një nga komandantët më të stërvitur në luftë. Këto dorëshkrime janë zyrtare. Këtu është nënshkrimi i komandantit. Këtë fletore e ka shkruar me dorën e vet dhe të gjitha shënimet janë zyrtare dhe të gjitha operacionet luftarake dhe çka është bërë është shkruar dhe vërtetuar nga Ilaz Kodra”.

Ai thotë se asnjë operacion luftarak e ushtarak, asnjë armë nuk është përdorur pa lejen e tij.

“Ishte një nga komandantët më vigjilentë që i shihte planet dhe lëvizjet e armikut. Pas rënies së tij, gjithmonë ushtarët e ndjejmë pak si të humbur. Ka qenë një humbje shumë e fortë për Drenicën, Kosovën e kombin shqiptar”.

Shija e redaktorit

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Të fundit nga rubrika