Ministria e Punëve të Brendshme, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar lidhur me fluksin në pikat kufitare.
Në përditësimin e orës 07:14 bëhet e ditur se në pikën kufitare në Merdar pritjet në dalje janë nga 60 deri në 90 minuta, ndërkaq hyrjet në këtë pikë kufitare nuk zgjasin mbi 10 minuta.
Po ashtu bëhet e ditur se pritje ka në dalje edhe te Dheu i Bardhë deri në 60 minuta, ndërkaq në Jarinje pritjet në dalje shkojnë deri në 15 minuta.
Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për pritje të gjata. /Telegrafi