Manchester City ka regjistruar një fitore të madhe 4-1 ndaj Borussia Dortmundit në shtëpi, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Për Cityn golin e parë e shënoi Phil Foden në minutën e 22-të me një goditje të bukur nga distanca në këndin e poshtëm.
Më pas, Erling Haaland dyfishoi avantazhin në minutën e 29-të. Foden shënoi sërish në pjesën e dytë, në minutën e 57-të, duke dërguar sferën përsëri në këndin e poshtëm pas një gjuajtjeje të bukur.
Borussia Dortmund pati shpresë të rikthehej në lojë me golin e Waldemar Anton në minutën e 72-të, por Rayan Cherki vendosi rezultatin përfundimtar 4-1 me një goditje të devijuar në kohën shtesë, minutën e 90’+1.