Në Selanik, të premten, u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Unionit të Turizmit të Kosovës (UTK) dhe Federatës Greke të Turizmit (FedHATTA), duke shënuar një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit profesional dhe promovimin e turizmit ndërmjet dy vendeve.
Në emër të UTK, memorandumi u nënshkrua nga kryetari Baki Hoti, njofton Dukagjini.
Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm Ambasadori Fitim Gllareva, si dhe nga MPJD, Drejtori për Evropë dhe Rajon, Mentor Tahiri dhe Udhëheqësi për Diplomaci Ekonomike, Driton Blakqori.