Formula 1 përkujton legjendën australiane

Shoferi austriak i garave, njëherësh edhe fituesi i 3 kampionateve në F1 shënon përvjetorin e dytë të vdekjes së tij

Sot shënohen 2 vite nga vdekja e legjendës australiane të Formula 1, Niki Lauda.

Niki Lauda, ​​shoferi austriak i garave, i cili fitoi tre kampionate botërore në Formula 1, dhe që konsiderohej si një nga pilotët më të mëdhenj të garave të të gjitha kohërave, kishte vdekur të hënën e 20 majit, më 2019, në Cyrih. Ai ishte 70 vjeç.

Familja e tij konfirmoi vdekjen në një deklaratë për Agjencinë e Shtypit Austriak. Nuk u raportua asnjë shkak.

Në faqen zyrtare të tyre në Twitter, F1 ka përkujtuar Lauda-n duke thënë se “talenti dhe shpirti i luftëtarit të tij kanë lënë një shenjë të madhe në këtë sport”.

Lauda u plagos shumë herë në përplasje garash dhe një herë pothuajse vdiç. Ai kishte transplantuar veshka në 1997 dhe 2005 dhe gushtin e kaluar, ndërsa po luftonte me sëmundje të rëndë të mushkërive, iu nënshtrua asaj që u përshkrua si një transplant i suksesshëm i mushkërive në një spital në Vjenë.

“Formula 1 ka të bëjë thjesht me kontrollin e këtyre makinave dhe testimin e kufijve tuaj,” kishte thënë Lauda për “The Telegraph” të Londrës, më 2015. “Kjo është arsyeja pse njerëzit garojnë, për të ndjerë shpejtësinë, makinën dhe kontrollin”.

Andreas Nikolaus “Niki” Lauda (22 shkurt 1949 – 20 maj 2019) ishte një shofer austriak i Formula 1 dhe sipërmarrës i aviacionit. Ai ishte tre herë kampion botëror i pilotëve në F1, duke fituar në 1975, 1977 dhe 1984, dhe është i vetmi pilot në historinë e F1 që ka qenë kampion si për Ferrarin ashtu edhe për McLaren, dy nga konstruktorët më të suksesshëm të sportit.

Niki Lauda, F1 Driver, 1976
1971-2014. Niki Lauda and Dr Helmut Marko, AustrianGP
Shoferi austriak i garave në Formula 1, Niki Lauda, ngre dorën e pilotit të renditur në vendin e tretë, Ayrton Senna në podium, pasi drejtoi Marlboro McLaren International McLaren.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika