Franca bën thirrje që Kosova e Serbia të përmbahen nga veprimet e njëanshme

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka theksuar se e mbështet BE-në në rolin e saj ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës

Ministria e Punëve të Jashtme të Francës, përmes një njoftimi ka thënë se e mbështet plotësisht Bashkimin Evropian, si ndërmjetësues në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftim thuhet se Franca e mbështet dialogun si proces të një marrëveshjeje përfundimtare që do t’i largonte tensionet në mes të dy vendeve ballkanike.

“Franca mbështet plotësisht ndërmjetësimin evropian, i cili duhet të mundësojë arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, globale dhe ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Francës.

Tutje, në njoftim u është bërë thirrje të dyja palëve, kosovare dhe serbe që të përmbahen nga cdo lloj veprimi të njëanshëm që do të nxiste tensione të mëtutjeshme.

Po ashtu, Franca ka kërkuar që të implementohen marrëveshjet e përfunduara në Bruksel.

“Ai u bën thirrje fuqimisht të dy palëve që të vazhdojnë diskutimet në ditët në vijim në frymën e kompromisit, të zbatojnë marrëveshjet e përfunduara tashmë dhe të përmbahen nga çdo masë e njëanshme që mund të nxisë tensionet”, vijon njoftimi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, janë takuar të enjten në Bruksel. Pas më shumë se pesë orëve që ka zgjatur takimi, ata janë larguar pa arritur ndonjë marrëveshje.

Ndërkaq, dialogu në mes të dy krerëve pritet të vazhdojë edhe ditëve në vijim, por për një gjë të tillë nuk është dhënë ndonjë datë.

Shija e redaktorit

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Të fundit nga rubrika