Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, ka njoftuar se 61 palestinezë janë vrarë brenda 24 orëve të fundit nga sulmet izraelite.
Sipas të dhënave të publikuara në Telegram, numri i viktimave që nga tetori i vitit 2023 ka arritur në 65,344 persona.
Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se Franca do të njohë sot shtetin palestinez në një konferencë të OKB-së.
Në një intervistë për CBS News, partner i BBC-së, ai tha se ky hap është “i vetmi fillim i një procesi politik që duhet të ndalë dhunën”.
Macron theksoi se pas njohjes së shtetit palestinez pret armëpushim të menjëhershëm, lirimin e pengjeve dhe rikthimin e ndihmës humanitare për Gazën.
Ai shtoi gjithashtu se thirrjet e tij për ndaljen e luftës dhe për njohjen e Palestinës nuk janë antisemite, duke iu përgjigjur kritikave të ambasadorit amerikan në Paris, Charles Kushner.
Macron e quajti të pahijshme që ai ta akuzonte publikisht se nuk po bën mjaftueshëm në luftën kundër antisemitizmit në Francë./BBC