Fshati Dyz i Podujevës pa ambulancë, komuna nuk e komenton rastin

Në fshatin Dyz të Podujevës, e vetmja Qendër e Mjekësisë Familjare ka mbetur e mbyllur tash e disa vite. Banorët po detyrohen të udhëtojnë disa kilometra për trajtim në fshatrat përreth. Banorët thonë se mungesa e kushteve të jetesës po bëhet shkak për shpërngulje të banorëve, ndërsa komuna nuk e ka komentuar rastin

Është e vetmja Qendër e Mjekësisë Familjare në fshatin Dyz të Podujevës.

Gjendet në pjesën e njohur si “Lagjja e Rrmokëve”, mu përballë Xhamisë së fshatit e në mes shtëpive të banuara.

Megjithatë, edhe kjo është mbyllur tash e  disa vite.

E kjo banorëve të këtij fshati, ua ka vështirësuar jetën.

”Është ambullantë moderne, qe 4-5 vjet. Katundari e ka lëshu prej gëzimi po s punon tadh ajo hiç. Është shumë zor se veturë s’kam, me thirr naj kojshi nashta s qëllon këtu duhet me ia ba diqysh me thirr taksi kaniherë paret s’po janë, që s janë paret duhet me lanë larg”, ka thënë Avdush Bajgora – Banor i fshatit Dyz.

Për të marrë shërbime, ai thotë se i duhet të drejtohet në fshatra të tjerë.

”Po duhet me shku o në Batllavë o Lluzan. As bus nuk ka, e kemi pas tash jo, 4-5km duhet me shku te autobusi. Shumë problem është. E thërras dikë..me shku këmbë si me qu pacienten”, ka thënë Avdush Bajgora – Banor i fshatit Dyz.

Bajgora thotë se për këtë veprim, iu dha një arsyetim.

”Arsyetimi është se gjoja s’ka popullatë. Kjo në fakt është e vërtet. Por po të kishte qenë ndryshimi, në këto kushte, asnjë se kish lëshu. As spo i thom me më maru shtëpi, po qeto t’voglat, autobusa, minibus”, ka thënë Avdush Bajgora – Banor i fshatit Dyz.

Televizioni ka pyetur Komunën e Podujevës lidhur me arsyen dhe nëse ka rritur numrin e shërbimeve shtëpiake, por e njëjta, nuk ka kthyer përgjigje.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika