Forca e Sigurisë së Kosovës ka sqaruar incidentin e ndodhur gjatë ditës së enjte, kur disa automjete të saj janë parë në territorin e Mitrovicës së Veriut.
Në njoftim, FSK-ja ka bërë të ditur se rreth orës 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit nga Istogu drejt kazermës së FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e forcës kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes.
“Forca e Sigurisë së Kosovës njofton publikun që sot me datë 16.10.2025 në ora 10:30, gjatë lëvizjes së konvojit të FSK-së nga Istogu për në kazermën e FSK-së në Mitrovicë, pjesëtarët e FSK-së me automjete e kanë ngatërruar drejtimin e lëvizjes”, ka njoftuar FSK-ja.
Në komunikatën e saj, FSK-ja thekson se bëhet fjalë për një gabim të paqëllimshëm në orientim dhe se situata është menaxhuar menjëherë pa ndonjë incident.