FSK demonstron profesionalizëm të lartë në ushtrimin me qitje operacionale

Kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së "ka demonstruar profesionalizëm të lartë në ushtrimin fushor me qitje operacionale", ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se gjatë kësaj periudhe është kryer qitje me municion real

Foto e publikuar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së demonstroi profesionalizëm të lartë në ushtrimin fushor me qitje operacionale.

Mehaj ka thënë se në kuadër të planit të ushtrimeve të njësive të FSK-së, sot pjesëtarët e FSK-së nga Regjimenti i Parë, Kompania 1A kanë realizuar ushtrimin fushor me qitje operacionale (LFX), të mbajtur në Babaj të Bokës.

Ai ka thënë se ky ushtrim final me skenar “Kompania në sulm”, u demonstrua me profesionalizëm të lartë.

Foto e publikuar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

“Ushtrimi është realizuar në periudhën më se tri javore, ku gjatë kësaj periudhe është kryer qitje me municion real nga niveli ekip, skuadër, togë dhe kompani, duke përfshirë qitjen me të gjitha armët e këmbësorisë, kalibrat nga 5.56 mm deri në 40 mm”, ka shkruar Mehaj, në rrjetin social Facebook.

Foto e publikuar nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj

Më tej, ai ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës me punë e përkushtim të lartë në vazhdimësi është duke u avancuar në aspektin logjistik, operacional e profesional, me qëllimin për të përmbushur synimin kryesor, anëtarësimin në NATO, si Forcë që mund të kontribuoj në sigurinë e vendit dhe ruajtjen e paqes kudo që cenohet.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika