FSK dhe Iowa realizojnë aktivitete të përbashkëta

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se FSK-ja në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowa-s kanë realizuar disa aktivitete të përbashkëta

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowa-s, ka marrë pjesë në Ditën e Vizitorëve të Shquar (Distinguished Visitors Day) e JRTC (Joint Readiness Training Center) Training Rotation, Fort Johnson dhe Louisiana, ShBA.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka thënë se pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Iowa-s ishin edhe gjashtë pjesëtarë të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore (R1K), të cilët kanë ndarë përvojat e tyre së bashku me FSK-në.

“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowa, ishte pjesë në Ditën e Vizitoreve të Shquar (Distinguished Visitors Day) e JRTC (Joint Readiness Training Center) Training Rotation, Fort Johnson, Louisiana, ShBA, ku pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ishin edhe gjashtë pjesëtarë të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore (R1K), të cilët ndanë përvojat e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm të Ushtrisë Amerikane”, ka shkruar Mehaj.

Tutje, Mehaj ka thënë se R1K është i binjakëzuar me Batalionin 133 te Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Iowa-a, që nga viti 2022 dhe deri më tani janë realizuar aktivitete të ndryshme ushtarake në të dyja vendet.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika