FSK i bashkohet kërkimeve në Liqenin e Ujmanit për gjetjen e trupit të mërgimtarit

(E përditësuar) Njësitë e specializuara të zhytjes dhe kërkim-shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë angazhuar që nga mëngjesi i sotëm në operacionin për gjetjen e trupit të mërgimtarit, i cili dyshohet se u mbyt të dielën në Liqenin e Ujmanit, në Komunën e Zubin Potokut.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një postimi në Facebook.

“FSK, në kuadër të detyrave të saj thelbësore, ofron mbështetje për autoritetet civile. Në këtë rast, në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe në koordinim me KFOR-in, ekipet tona të specializuara kanë filluar operacionin e kërkimit në Liqenin e Ujmanit me qëllim që sa më shpejt të gjendet dhe të nxirret trupi i të ndjerit,” ka shkruar Maqedonci.

Siç raporton gazetarja në terren e TV Dukagjinit, Dea Dedinca, ekipet e FSK-së po operojnë në ndërrime, ku një grup zhytësish ka dalë nga uji dhe u zëvendësua menjëherë nga një tjetër, për të mundësuar kërkim të pandërprerë në thellësitë e liqenit.

Kërkimet për 33-vjeçarin që u zhduk të dielën, pasi u hodh në liqen dhe nuk doli më në sipërfaqe, po vazhdojnë tash e tri ditë.

Deri më tani, përkundër angazhimit të shumë ekipeve, trupi i tij nuk është gjetur.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika