FSK-ja fillon operacionet e Deminimit

Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka filluar operacionin e deminimit humanitar për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave

FSK

Kompania e Deminimit e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës ka filluar operacionin e deminimit humanitar për pastrimin e fushave të minuara dhe fushëbetejave, duke u bazuar në planifikimet për vitin 2024.

“Me këtë rast, komandanti i Gardës Kombëtare, gjeneralbrigade Naim Haziri, së bashku me komandantin e Regjimentit të Mbrojtjes Civile, nënkolonel Gezim Sada dhe zëvendëskomandanti i KDS-së, kolonel Ilir Shyti, vizituan ekipet e EOD-së në Parkun e Lirisë në Ferizaj, për të parë nga afër mbarëvajtjen e operacionit dhe për t’i përgëzuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e lartë që po tregojnë në pastrimin e fushave të minuara,” shkruhet në njoftim.

Pjesëtarët e FSK-së

Sipas tyre, gjatë këtij viti, njësitet e deminimit do të jenë të angazhuara në pastrimin e tri lokacioneve në territorin e Republikës së Kosovës: fshatin Muradem, majën e Cvilenit në zonën e Prizrenit dhe Parkun e Lirisë në Ferizaj, gjithashtu do të ofrojnë kujdestari 24/7 për largimin e mjeteve të pashpërthyera që mund të hasen nga qytetarët.

Ndërkaq, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës trajnohen dhe ngritën profesionalisht me qëllim që të jenë sa më të përgatitur dhe të gatshëm për  t’u dalë në ndihmë qytetarëve të vendit me gjitha kapacitetet e saj kurdo dhe kudo që kërkohet.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika