FSK-ja gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur në Liqenin e Badovcit

Një person është gjetur i vdekur në Liqenin e Badovcit, të mërkurën e 19 prillit. Ai ishte raportuar nga familjarët si i zhdukur më 17 prill. Forca e Sigurisë së Kosovës ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, kanë gjetur trupin e të ndjerit

Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë gjetur trupin e pajetë të një personi të zhdukur, pasditen e së mërkurës në Liqenin e Badovcit.

Me anë të një postimi në Facebook, FSK ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, trupi është gjetur pas disa orësh kërkimi.

“Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, për operacionin e kërkim shpëtimit malor dhe K9 të Gardës Kombëtare të FSK-së. FSK ka marr të gjitha masat dhe ka angazhuar ekipet në Operacion e kërkimit të personit të zhdukur me inicialet G.G,  dhe ka arritur që pas disa orësh  kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të gjejnë trupin e pajetë në zonën e  liqenit të Badovcit”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, bëhet e ditur se pas evakuimit të viktimës, trupi i pajetë i është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme.

Një person është gjetur i vdekur në Liqenin e Badovcit, të mërkurën e 19 prillit.

Ai ishte raportuar nga familjarët si i zhdukur më 17 prill.

Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Kështu ka thënë për Portalin Dukagjini, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 11:30,  nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin mashkull G.G., i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit”, është shprehur Ahmeti.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika