FSK-ja hyn gabimisht në veri

Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë hyrë gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut gjatë ditës së enjte.

Lajmin e ka konfirmuar për Dukagjinin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Sipas tij, automjetet e FSK-së qëndruan për disa minuta në një stacion karburanti, ku janë vërejtur nga policia.

“Diku para orës 11.00 në afërsi të stacionit Policor në Mitrovica Veri te ish NIS Petrol, janë parkuar disa automjete të FSK-së. Kur atyre iu është afruar Policia, të njëjtit kanë thënë se e kanë ngatërruar rrugën. Policia i ka përcjell nga ai vend deri te Kërshi i Dudës”, ka deklaruar Elshani për Dukagjinin.

Mediat serbe dhe pamjet e publikuara në rrjetin Telegram treguan kolonën e automjeteve të FSK-së duke hyrë në rrugën kryesore të Mitrovicës së Veriut në orët e mëngjesit.

Dëshmitarë okularë për portalin “KoSSev” thanë se automjetet, mes tyre disa “Hummer” dhe disa kamionë ushtarakë, qëndruan aty për rreth dhjetë minuta.

Fillimisht, qytetarët menduan se bëhej fjalë për automjete të KFOR-it.

Elshani konfirmoi se situata ka qenë e qetë dhe nuk është shënuar asnjë incident.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika