FSK-ja përfundon trajnimin “Kursi i Avancuar për Lider”

Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës është realizuar “Kursi i Avancuar për Lider”.

Kështu ka bërë të ditur vet FSK me anë të një njoftimi në llogarinë e saj në “Facebook”.

Nga FSK kanë deklaruar se qëllimi mbetet zhvillimi i njohurive dhe ngritja e aftësive profesionale të pjesëtarëve të FSK-së, në funksion të udhëheqjes në nivel togu.

“Trajnimi ka përfshirë module teorike dhe praktike, të strukturuara sipas standardeve të FSK-së për zhvillimin e liderëve ushtarakë. Ky kurs kontribuon drejtpërdrejt në rritjen e kapaciteteve udhëheqëse, forcimin e zinxhirit komandues dhe përmirësimin e gatishmërisë operacionale, në përputhje me standardet e FSK.”, ka shkruar Forca e Sigurisë së Kosovës.

Ndër të tjera, FSK ka deklaruar se procesi paraqet një fazë të rëndësishme në rrugëtimin profesional të pjesëtarëve të FSK-së.

Shija e redaktorit

Muajt vendimtar, mbrojtja e ish krerëve të UÇK-së nis me...

Nga sot e deri në gusht Dhomat e Specializuara për Kosovën, do jenë në pushim veror. Por ndonëse kthimin në punë, të njëjtit do e...

Rama nënshkruan vendimin: Banesat komunale për familjet e dëshmorëve, në...

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar sot se ka nënshkruar një vendim që garanton siguri afatgjatë për familjet e dëshmorëve të...

Osmani kërkon interpretim nga Kushtetuesja për moskonstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke kërkuar sqarim juridik lidhur me situatën pas përfundimit të afatit kushtetues...

Të fundit nga rubrika