Ftesa për betim si kryetar i ri, Lista Serbe injoron qëllimshëm shënimin zyrtar ”Republika e Kosovës” në Komunën e Mitrovicës së Veriut

Kryetari i sapozgjedhur i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka bërë të ditur se njësoj si partia ku bën pjesë, Lista Serbe, nuk do t’i respektojë rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Kjo pasi në ftesën me firmën e Radojeviq, dërguar asamblistëve të kuvendit të ri komunal për seancën konstituive, ku do të jepet betimi si kryetar i Komunës, mungon shënimi zyrtar i dokumentit relevant, përkatësisht “Republika e Kosovës”, njofton Dukagjini.

Ky term është ligjërisht obligativ dhe duhet të përdoret në çdo institucion shtetëror përfshi edhe ato komunale, në secilin dokument zyrtar.

Pos shënimit zyrtar në këtë ftesë shihet qartë edhe mungesa e respektimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, pasi i njëjti dokument është i shkruar në gjuhën serbe dhe jo edhe në gjuhën shqipe.

“Ju ftoj që më 5.12.2025, si këshilltar të zgjedhur, të merrni pjesë në seancën konstituive (solemne) të përbërjes së re të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Veriut, e cila do të mbahet në ndërtesën e komunës (salla e Kuvendit), me fillim në orën 11:00”, thuhet në njoftimin e kryetarit të komunës.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si institucion mbikëqyrës i pushtetit lokal, ka refuzuar mbajtjen e seancës së thirrur më 5 dhjetor, me arsyetimin se Republika e Kosovës nuk përmendet askund në dokumentacionin relevant.

Mbetet të shihet nëse ftesa do të rishkruhet dhe të përshtatet sipas praktikave ligjore në Republikën e Kosovës, dhe nëse do të vazhdohet procedura e dhënies së betimit të kryetarit të ri dhe anëtarëve të Kuvendit Komunal.

Shija e redaktorit

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Të fundit nga rubrika