Garë e ngushtë në Asamblenë e Prishtinës: VV dhe PDK ndjekin LDK-në nga afër

Exit Poll-i i realizuar nga UBO Consulting dhe prezantuar ekskluzivisht në emisionin Debat Plus në TV Dukagjini, ka publikuar rezultatet për Asamblenë Komunale të Prishtinës, duke treguar një garë të ngushtë mes tri partive më të mëdha, por me një epërsi të lehtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Sipas të dhënave të Exit Poll-it, LDK prin me 31.7 për qind të votave, duke u ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV) me 24.5 për qind dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 24.1 për qind.

Pas tyre renditet Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 6.5 për qind, ndërsa Lidhja e Prishtinës ka marrë 6.1 për qind.

Partia Guxo dhe Partia Socialdemokrate (PSD) kanë marrë nga 2.1 për qind, ndërsa Nisma Socialdemokrate është vlerësuar me 1.2 për qind.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika