Gashi: Gjykimet në mungesë nuk do të kenë shumë efekt

Tomë Gashi, avokat

Avokati Tomë Gashi, ka thënë se gjykimet në mungesë dhe aktakuzat e ngritura, nga prokuroria e Kosovës, po bëhen për shkak të presionit të Kosovës, që sipas tij nuk ka bërë asgjë për dënimin e kriminelëve të luftës.

Ai ka thënë se ligji për gjykim në mungesë, është hap i mirë, por shteti i Kosovës, nuk duhet të presë shumë efekte pozitive.

“Aplikimi i ligjit për gjykim në mungesë është diçka e mirë, efekti jo që është ai që do duhej ta pritnim sepse është ndryshe, është si me mbajtë një emision televiziv, pa mysafirë. Secili që gjykohet apo dënohet, ka të drejtë kur ta kuptoj, të kërkoj rigjykim, nëse vjen këtu. Cka do që themi tjetër, derisa sa të normalizohen raportet në mes dy shteteve, askush nuk do të ketë fuqi juridike as ekzekutive, ta sjellë dikë prej Serbisë të gjykohet në Prishtinë”, ka thënë ai.

Gashi ka thënë se pa një marrëveshje me Serbinë, do të jetë e vështirë që kriminelët e luftës të sillen në Kosovë dhe të dënohen.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika