Analisti politik Dardan Gashi ka komentuar pretendimet që lidhen me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, duke theksuar se nëse raportimet janë të vërteta, bëhet fjalë për një skandal të madh.
Peci është duke u hetuar për korrupsion nga mekanizmat shtetërorë. VOX Kosova ka raportuar se hetuesve policorë në këtë rast iu kanë punësuar gratë në Ministrinë e Bujqësisë.
Për këtë Gashi ka thënë: “Nëse është e vërtetë çfarë ka raportu kolegu i Lirim Mehmetajt që kandidati për kryetar të Mitrovicës nga radhët e VV-së që është tejet skandaloz kështu në përgjithësi. Paska punësuar polic po mendoj familjar të policëve që e kanë hetuar rastin e tij dhe rastet tjera në ministri, nëse kjo është e vërtet le që është skandal sa i përket zgjedhjeve por është skandal që është dashur përfundimisht e fundos këtë qeveri”.
Gashi ka theksuar rëndësinë e sqarimit të këtyre pretendimeve.
“Nëse vjen puna deri aty që Policia jonë e udhëhequr nga Sveçla, vjen në këtë ‘deregje’ që kur i hetohet një ministër i punësohen familjar në ministri për me i hesht edhe me manipulu rastin unë nuk po edhe nëse është kështu e kam lexuar edhe nuk kam parë reagim që e mohon edhe nuk kam parë reagim nga ministri as prej IPK-së, as prej drejtorit të Policisë. Nëse është e vërtetë këtij zotërisë është dashur me ia ndalu me marrë pjesë në zgjedhje as mos me lënë të shkojë tutje. Do të ishte skandal i përmasave të tmerrshëm për këtë vend nuke d i qysh mudn të vazhdojë gara pa u sqaru kjo”, ka deklaruar tutje Gashi në Debat Plus.