Gashi: Opozita rrezikon më shumë se Kurti, s’kanë shumë opsione

Analisti politik Dardan Gashi ka deklaruar se opozita aktuale rrezikon më shumë nga zgjedhjet e mundshme sesa kryeministri Albin Kurti.

Në Debat Plus, Gashi tha se nuk është arsye për të shkuar në zgjedhje vetëm pse një parti nuk e merr postin e presidentit.

“Nuk është arsye me shku në zgjedhje se nuk më dhanë presidentin. LDK mos të harrojmë që Lumir Abdixhiku në zgjedhjet e brendshme ka dalë veç pak mbi 50 për qind. Është problem i njëjti me dalë me lyp votë qytetarëve kur partia jote mezi të ka votuar. PDK nuk është po ashtu në situatën më të mirë. E mos të flasim për AAK e cila për gjysmë përqindje ka pasur mos të hyjë në Kuvend hiç. Domethënë opozita rrezikon më shumë se Albin Kurti”, ka deklaruar ai.

Gashi ka kujtuar edhe situatën para pesë vitesh, kur sipas tij Kurti e kishte propozuar Vjosa Osmanin për presidente, duke lënë në dorë të opozitës vendimin për ta votuar ose jo.

“Kurti para pesë vjete e ka shti Vjosa Osmanin në Kuvend edhe ka thënë hajdeni ndash votoni ose jo, edhe natyrisht LDK ka hy ka votu. Unë nuk e shoh aq dramatike këtë punë sepse nuk kanë opsion shumë”, u shpreh ai.

Ai përdori edhe një gjuhë ironike për të përshkruar situatën e opozitës, duke thënë se, sipas tij, ata do të detyroheshin ta votonin kandidatin, pavarësisht se kush do të ishte.

“Një gomar me marrë me vendos me kravatë me shti në sallë, opozita do ta votojë se nuk kanë ku të shkojnë”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika