Gashi: Targat dhe Elektroserveri janë me çmimin për Asociacionin

Analisti Astrit Gashi ka thënë se çështja e targave dhe vendosja e Elektroserverit në veri janë me çmimin e marrëveshjes për Asociacionin

Analisti, Astrit Gashi

Analisti Astrit Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se çështja e targave dhe  vendosja e Elektroserverit në veri janë me çmimin e marrëveshjes për Asociacionin.

Tabelat dhe vendosja e Elektroserverit në veri janë me çmimin e marrëveshjes për Asociacion. Nuk është kjo që po bëhet në mënyrë të izoluar dhe është sukses në vetvete, por është një pako, të cilës do t’ia dëgjojmë krismën më vonë se çfarë pasojash do të ketë për vendin”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, sa i përket çështjes se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës, Gashi ka thënë se Qeveria nuk ka kontribuuar asgjë në këtë drejtim.

“Nuk ka kontribuar (Qeveria) asgjë”, është shprehur analisti.

Ndryshe, kujtojmë që Qeveria e Serbisë më 25 dhjetor 2023 ka marrë vendim që të mundësojë lirinë e lëvizjes për të gjitha automjetet nga Kosova.

Këtë e kishte bërë të ditur drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Më 11 dhjetor, KEDS dhe Elektroserver-i nënshkruan marrëveshje.

E për këtë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se duhet të vazhdohet përpara me hapat e tjerë për t’i dhënë fund pas më shumë se 20 vjetësh mospagesës së rrymës në ato pjesë të vendit.

Gjersa më 7 janar të këtij viti zëvendëskryeministri Bislimi ka njoftuar se Spanja i njeh pasaportat e Republikës së Kosovës.

Ai është shprehur se po vazhdon të japë lajme të mira për qytetarët dhe shtetin.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika