Gazetarët bojkotojnë konferencën e ministres Hajdari

Gazetarët kanë bojkotuar konferencën e ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari. Ky bojkotim vjen pasi javën e kaluar ministria që drejton ajo ka pezulluar veprimtarinë e televizionit “Klan Kosova”

FOTO:EO

Gazetarët kanë bojkotuar konferencën e ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila me fillim tha se kjo konferencë ka për qëllim sqarimin për vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) për pezullimin e licensës së televizionit “Klan Kosova”.

Pasi ministrja filloi të flasë, gazetarët larguan mikrofonat nga foltorja.

Ky bojkotim i konferencës së ministres Hajdari vjen pasi dikasteri që drejton ia pezulloi javën e kaluar veprimtarinë televizionit “Klan Kosova”.

Kjo ka nxitur reagime të mëdha në opinion.

Të hënën e 31 korrikut është mbajtur një protestë paqësore nga gazetarët në sheshet e kryeqytetit, kundër vendimit të Ministrisë së Tregtisë për pezullim të certifikatës së biznesit për televizionin Klan Kosova.

Ata kanë kërkuar nga Gjykata vendim të drejtë, ndërkohë kjo ministri ka publikuar dokumentacionin në gjuhën maqedonase, me të cilin pretendon se pronari i Klan Kosovës e ka paraqitur Kosovën si pjesë të Serbisë.

 

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika