Gazetari afgan: Çdo media në Afganistan e ka një përfaqësues taliban që e kontrollon

Katër gazetarët afganë që janë strehuar në Kosovë. 31 janar 2023.

Gazetari afgan i strehuar në Kosovë, Ahmad Shaker, tha se Afganistanin e kanë lënë në gjendje të mjerueshme, “sidomos për gazetarët”.

“Mediat nuk janë të lira dhe secila ka e ka një përfaqësues taliban që e kontrollon. Rreth 60 për qind janë detyruar të mbyllen dhe gazetarët ta lëshojnë Afganstanin”, tha ai gjatë një konference për media në Prishtinë.

Më 30 janar, në Kosovë janë strehuar katër gazetarët e parë afganë, një muaj pasi Qeveria e Kosovës miratoi vendimin për t’iu ofruar strehim atyre.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) njoftoi të hënën për arritjen e tyre në Prishtinë, strehimi i të cilëve bëhet në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”, shkruan REL.

Shakar tha se pas dy dekadash liria e mediave në vendin e tij, me ardhjen në pushtet të talibanëve në verën e vitit 2021, siguria për gazetarët “ka marrë fund” dhe shumica e kanë lëshuar vendin.

“Një pjesë kanë arritur të ikin në vendet perëndimore, por një pjesë kanë shkuar në Iran, Pakistan dhe vendet përreth dhe po jetojnë në kushte të pavolitshme”, tha ai.

Në konferencën për media, e cila u mbajt në zyre të AGK-së, morën pjesë edhe tre kolegët e Shakar, gazetarë të strehuar në Kosovë.

Gazetarja Amina Omid – kryeredaktore e një gazete në Afganistan, tha se është e “zakonshme të kërcënohen gazetarët që kanë shkruar kundër talibanëve”.

Por, ajo tha se si kryeredaktore ka qenë e kërcënuar dy herë më shumë dhe tregoi historinë e saj se si një muaj pas ardhjes në pushtet të talibanëve, ata shkuan në zyrën e saj, mbyllën gazetën, dhe tani e ajo zyre është shndërruar në stacion policie.

Omid tha se është e shqetësuar për dy shoqet e saj – njëra në Kabul dhe tjetra në Bangladesh.

Gazetari Raifullah Nikzad tha se është i lumtur që është në Kosovë, por i shqetësuar që familja e tij ka mbetur në Kabul.

Më 28 dhjetor të vitit 2022, Qeveria e Kosovës miratoi buxhetin prej 30 mijë eurosh për strehimin e gazetarëve afganë. Ekzekutivi tha se Kosova do të pranojë pesë gazetarë nga Afganistani dhe ata do të mund të qëndrojnë në shtet për dy vjet.

Qeveria kosovare tha se do të ndajë edhe mjete shtesë për t’iu ofruar strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe kushte të tjera gazetarëve afganë, derisa të krijohen kushtet që ata të kthehen në shtëpitë e tyre.

Pasi në gusht të vitit 2021, talibanët rimorën pushtetin, Kosova pranoi kërkesën e Shteteve të Bashkuara për strehimin e refugjatëve afganë, të cilët ishin të rrezikuar nga talibanët. Kosova ka strehuar përkohësisht rreth 2 mijë refugjatë afganë.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika