Gazetari britanik për sulmin ndaj Jasharëve: Ngjarje si në Prekaz s’kam parë

Gazetari britanik, Vaugan Smith, përmes shkrepjeve të të cilit u përjetësuan dhe arkivuan sulmet ndaj familjes Jashari, ka ndarë rrëfimin e tij për raportimin nga lufta e fundit në Kosovë.

“E dija se po ndodhte një sulm nga forcat serbe në një fshat, në Prekaz… kur filluam të tërhiqemi, e kam dëgjuar një krismë të plotë të kallashnikovit mbi drejtimin tonë, dëgjova se diçka më goditi në bark, por nuk mendova shumë për të sepse s’ndjeva dhimbje. Arritëm të iknim te automjeti që kishim, isha i kënaqur me incizimet që i kisha, sepse unë jam gazetar konkurrues”, ka thënë ai për RTK-në.

Smith gjatë rrëfimit të tij ka treguar mënyrën e vështirë të transmetimit televiziv të pamjeve të luftës së Kosovës.

“Ngjarje si në Prekaz nuk kam parë e vizituar deri tani. Kjo është dashur të bëhet me publicitet dhe raporti nuk do të kishte emrin e Adem Jasharit, sikur atëherë bota të mos kuptonte për këtë ngjarje. Bota komunikoi edhe përmes diasporës, nuk janë vetëm njerëz me maska, po ndodh krim e masakra”, ka thënë ai në “Info Plus”.

“Shkuam në Skënderaj. I filmuam kufomat dhe i pamë që ishin afër 60 veta të vrarë. Pastaj doli fakti që 2 familjarë ishin ekzekutuar dhe gjëra të tmerrshme u zbuluan. Mendoj se unë isha me fat që të mos vritem nga plumbi, ndoshta edhe ju keni qenë me fat, sepse i tërë rrëfimi ishte i rëndësishëm, sepse tërë kjo rezultoi me lirinë e Kosovës, e cila erdhi si shkak i ndërhyrjes nga jashtë”, tha Smith.

Smith ka drejtuar agjencinë e pavarur “Frontline News TV” dhe themeloi “Frontline Club” në Londër. “The Guardian” e ka përshkruar atë si “një ish-oficer ushtrie, gazetar aventurier dhe liberal i krahut të djathtë”./RTK

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika