Gazetari serb rrëfen krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

Gazetari serb, Rade Radovanoviç ka folur për RTV Dukagjinin për qëndrimin e tij pro kosovar. Ai ka thënë se në librin e tij ka shkruar për masakrat që kishin ndodhur në Kosovë nga shteti serb dhe se nuk pret rregullim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi,  përderisa në krye të shtetit të Serbisë është Presidenti Aleksandar Vuçiqi

“Nga Dritarja e thyer e hedhin edhe një bombë… prapë shpërthim… edhe më shumë tym e barut… dhe heshtja thuajse jehon… Tymi i mbulon trupat e vdekur.. e vranë edhe Eronin, edhe Redonin, edhe Drilonin, edhe Ismetin… edhe Fatimen, edhe Avdiun dhe të birin e tyre Kushtrimin… edhe Lirijën shtatzënë e burrin e saj Nexhmedinin… i vranë të gjithë Berishët në picerinë Kalabria… e kishin kryer detyrën e marrë… Ashtu besonin!”, janë disa nga fjalët në librin e autorit serb Rade Radovanovic i cili është edhe gazetar.

Këto rreshta janë vetëm një nga shumë raste që gazetari serb Rade Radovanovic ka shkëputur nga lufta e fundit në Kosovë e i ka përmbledhur në librin e tij “Qeshja nën trekëmbëshin e varjes”.

Ai në një intervistë për RTV Dukagjinin ka treguar që ky libër ishte refuzuar nga pesë botues në Serbi. Gjithashtu, ka treguar që libri i tij ishte injoruar nga mediat serbe.

“Ka pasur serbë që e kanë lexuar librin tim, por ka qenë edhe e injoruar shumë nga mediat serbe, sepse këtu mediat janë të kontrolluara nga Presidenti, Aleksandar Vuçiq. Unë personalisht e kam më të lehtë të heshti këtu sesa ta pranoj atë se çfarë kam shkruar. E të gjithë ata serbë që besojnë në atë çfarë kam shkruar unë, ata duhet të mos tejkalojnë të vërtetën e jo të thuhet që Kosova është Serbi, sepse akoma po luhet politikë. Por unë mendoj që politikës shumë shpejt do t’i vijë fundi”, ka theksuar, Rade Radovanoviç – Gazetar.

Rade Radovanoviç – Gazetar

Radovanovic foli edhe për krimet e Serbisë të kryera në Kosovë

“Unë kam shkruar në librin tim për masakrat që kanë ndodhur në Kosovë. Jam munduar të përfshij dokumentime për këto masakra. Unë besoj që shumë njerëz e dinë se çfarë ka bërë Serbia. Kanë ndodhur vrasje brutale në Kosovë, ka pasur shumë fëmijë të vrarë, gra e burra. Për fat të keq, ata që i kanë ditur shifrat e këtyre krimeve më nuk janë gjallë”, ka shtuar ai.

Gazetari i guximshëm serb, poashtu, beson që marrëdhëniet mes Kosovës e Serbisë është e vështirë të rregullohet përderisa president i Serbisë është Aleksandar Vuçiq.

“Nuk jam i lumtur për marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. Vuqici nuk di asgjë tjetër të thotë pos që Kosova është Serbi. Duhet të jesh politikan i mirë për të gjetur një gjuhë të përbashkët”,  është shprehur për RTV Dukagjinin, gazetari Rade Radovanoviç.

Ndër të tjera, gazetari serb, Radovanoviç ka thënë se i gjithë tirazhi i librit të tij të përkthyer në Gjuhën Shqipe është shitur, prandaj tregoi që është duke punuar që ky tirazh të rritet

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika