Gembi Juniku – “ambasadori” i Jiu-Jitsu brazilian që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare

Nga palestrat e vogla të Gjakovës, po zhvillohet një sport jo shumë i njohur në Kosovë.

Jiu-Jitsu brazilian po praktikohet me të madhe në qytetin buzë Erenikut.

Gembi Juniku, është kthyer në një emër që po vendos Kosovën në hartën e Brazilian Jiu-Jitsu.

Me një përkushtim të pakrahasueshëm, ai po ndërton një karrierë të jashtëzakonshme për t’u marrë shembull.

Karriera e Junikut nisi mbi një dekadë më parë, por shumë shpejt ai e gjeti veten të përkushtuar plotësisht ndaj Brazilian Jiu-Jitsu.

Në vitin 2022 mori belen e kaltër, ndërsa në nëntor të vitit 2024 arriti një tjetër kulm – promovimin në belen e purpurt në kuadër të turneut prestigjioz “Abu Dhabi Jiu Jitsu Pro (AJP Tour)”.

Pjesëmarrja e tij në turne në vende si Italia, Turqia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Shqipëria i ka sjellë jo vetëm përvojë ndërkombëtare, por edhe renditje të larta.

Aktualisht, Gembi renditet i katërti në kategorinë “Men’s Master Professional Grappling” për vitin 2024–2025, ndërsa ka mbajtur edhe pozitën e dytë në “Amateur Blue NO-GI” për sezonin e kaluar.

Një nga momentet më simbolike të karrierës së tij ndodhi në Beograd, ku pas një performance të shkëlqyer, ai e ngriti flamurin e Kosovës në mesin e publikut serb.

Përveç garave si sportist, Juniku është aktiv edhe si trajner në fushën e MMA dhe fitness. Ai është pjesë e ekipeve “Tirana MMA Center” dhe “Fight Club 07”.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika