Gërvalla kundërshtoi prezencën e Daçiqit në Londër, Kurti i del në krah

Kryeministri i Kosovës,Albin Kurti ka bashkangjitur fjalimin e ministres së Jashtme Gërvalla në Londër në konferencën e mbajtur lidhur me dhunën seksuale gjersa ka theksuar se solidarizohet me të mbijetuarit e guximshëm të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka treguar solidaritet me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës gjersa i njëjti ka bashkangjitur deklaratën e ministres së Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Kurti ka bashkangjitur fjalimin e ministres së Jashtme Gërvalla në Londër në konferencën e mbajtur lidhur me dhunën seksuale.

“Solidarizohemi me të mbijetuarit e guximshëm të dhunës seksuale nga lufta në Kosovë, siç u theksua nga ministrja e Jashtme, Donilka Gërvalla, në Konferencën në Londër. Kosova ka nënshkruar Deklaratën Politike të iniciativës Parandalimi i Dhunës Seksuale gjatë Konfliktit”, ka shkruar ai në Twitter.

Të hënën, Gërvalla ka marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Ministrore për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt të organizuar në Londër.

Ajo mirëpriti shumë duartrokitje gjersa refuzoi të përgjigjej në pyetjen se “cilat janë mangësitë që ka identifikuar Kosova në raport me dhënien e ndihmës për viktimat e dhunës seksuale në konflikt”. Lidhur me pyetjen, Gërvalla reagoi ashpër duke theksuar se nuk pranon të përgjigjet përderisa paraprakisht, në të njëjtin panel para saj, ishte ftuar të fliste Ivica Daçiq, ministër i Jashtëm i Serbisë.





Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika