Gërvalla merr pjesë në “Forumin Ndërkombëtar të Dakarit për Paqe dhe Siguri në Afrikë”

Në këtë panel u diskutua rreth sfidave të sigurisë dhe stabilitetit institucional në Afrikë dhe më gjerë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, mori pjesë në hapjen solemne dhe panelin e nivelit të lartë në Forumin Ndërkombëtar për Paqe dhe Siguri, i cili po mbahet në Senegal.

Panelistët e parë ishin presidenti senegalez, Macky Sall, presidenti i Mauritanisë, Mohamed Ould Ghazouani, kryeministri i Guinea-Bissaut, Geraldo João Martins dhe ministri i deleguar në Ministrinë e Jashtme të Japonisë, Iwao Horii.

Në këtë panel u diskutua rreth sfidave të sigurisë dhe stabilitetit institucional në Afrikë dhe më gjerë.

“Në margjina të këtij forumi, ministrja Gërvalla takoi kryeministrin e Republikës së Guinea-Bisaut, Geraldo João Martins, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Takime në kuadër të forumit u zhvilluan edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Gabonit, Regis Onanga M Ndiaye, ministrin e Mbrojtjes të Gambias, Seringe Modou Nji dhe përfaqësues të tjerë të shteteve të ndryshme afrikane.

Ministrja Gërvalla është dakorduar për thellim dhe konkretizim të bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të dyanshëm.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika