Gërvalla në Toronto: Gratë aktore kyçe në zhvillimin e shoqërisë kosovare

“Prania e fuqishme e grave në politikë është një përgjigje e mirë ndaj korrupsionit dhe një zgjidhje për të siguruar alternativa të qëndrueshme qeverisëse”, deklaroi ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo këtë deklarim e tha gjatë takimit të grave ministre të Punëve të Jashtme, që u mbajt në Toronto të Kanadasë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gërvalla gjatë fjalimit të saj theksoi se Kosova ka bërë përparim të dukshëm në përfaqësimin e grave në institucionet publike dhe se gratë nuk janë vetëm pjesëmarrëse, por aktore kyçe në zhvillimin e shoqërisë sonë.

“Ajo gjithashtu nënvizoi se është thelbësore të përqëndrohemi jo vetëm në përfaqësimin e grave në pozita të larta, por edhe në ekonomi dhe sektorë të tjerë që shpesh mbeten të dominuar nga burrat”, thuhet në njoftim.

Në përfundim të takimit, ministret nënshkruan deklaratën e përbashkët ku ritheksuan angazhimin e tyre për të avancuar pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje dhe për të krijuar hapësira të sigurta dhe gjithëpërfshirëse për gratë në politikë dhe në jetën publike.

Ministret shprehën gjithashtu shqetësimin e tyre për situatën e të drejtave të grave dhe vajzave në Afganistan dhe kërkuan që talibanët t’i rikthejnë të drejtat e tyre themelore për arsimim dhe pjesëmarrje publike. Po ashtu, u theksua nevoja për barazi gjinore brenda OKB-së, duke theksuar kërkesën që në pozitën e Sekretarit të ardhshëm të Përgjithshëm të jetë një grua.

Gërvalla mori pjesë në këtë takim me ftesë të ministreve të Punëve të Jashtme të Kanadasë dhe Xhamajkës.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika