Gërvalla thotë se “opozita po ka frikë nga Kurti III”

Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas seancës së sotme konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar atë si një tjetër dëshmi të bllokimit të qëllimshëm nga ish-opozita.

Gërvalla ka thënë se problemi nuk qëndron te kandidatët e propozuar, por tek mungesa e gatishmërisë së opozitës për të lejuar funksionalizimin e institucioneve.

Sipas ministres, ish-opozita nuk mund të diktojë se kë të propozojë Vetëvendosja.

“Edhe sot ishin dëshmitarë që përsëri edhe një kandidat, edhe një bllokim, edhe një dështim për konstituim të Kuvendit. Bllokimi nuk lidhet me emra të përveçëm, por me mosgatishmërinë e opozitës për të shkuar në konstituimin e Kuvendit, të qeverisë dhe të punëve të shumta që kemi përpara.

Frika e opozitës nga qeveria Kurti 3 është shfaqur hapur gjatë shumë muajve të fundit dhe nuk ka më asnjë arsyetim i cili mund t’i bind qytetarët që qenka çështja për emra të përveçëm. Jo vetëm në futboll, por edhe në sfera të tjera nuk e përcakton kundërshtari se kë të propozojmë, ne propozojmë kandidatin që mendojmë që drejton më së miri këtë institucion. Nuk jemi në katalog ku opozita zgjedh ‘ky më pëlqen, ky jo”, ka thënë Gërvalla.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika