Gjashtë të arrestuar pas një përleshjeje në Viti, në vendngjarje konfiskohet drogë

Gjashtë persona janë arrestuar në Viti pasi dyshohen se u përleshën mes vete. Të gjithë të dyshuarit pësuan lëndime dhe pranuan ndihmë mjekësore.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të mërkurën në Viti dhe u iniciua si “Lëndim i lehtë trupor”.

“Viti 15.10.2025-14:30. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti.  Si pasojë e rrahjes lëndime trupore kanë pësuar të gjithë personat të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar edhe 5.38 gram substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit gjashtë të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika