Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, është konfirmuar si dëshmitar i mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Gjenerali amerikan, i cili udhëhoqi fushatën 78-ditore të bombardimeve kundër forcave të Ish-Jugosllavisë në vitin 1999, pritet të japë dëshminë e tij në gjykatë si pjesë e mbrojtjes së Thaçit.
Sipas dokumenteve zyrtare të gjykatës, mbrojtja e ish-presidentit ka kërkuar që dëshmia e gjeneralit Clark të fillojë më 19 nëntor.
“Sipas Urdhrit të Panelit të Gjyqit të datës 2 Shtator 2025, Mbrojtja për Z. Hashim Thaçi (“Mbrojtja”) njofton se është marrë leja nga qeveria e Shteteve të Bashkuara (“Ofruesi i Rregullës 107”), duke autorizuar deklaratën dhe dëshminë e dëshmitarit të fundit, 1DË-007, Gjeneral Wesley Clark”, thuhet në njoftim.