Gjenerata më e re e Airbus “A321 NEO” së shpejti edhe në Prishtinë

Gjenerata me e re e Airbus A320 NEO dhe A321 NEO së shpejti do të shihen edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Kjo do të bëhet fal bashkëpunimit që do vazhdojë mes Eurowings dhe kompanive kosovare Eurokoha dhe Kosova Airlines.

Marrëveshja parasheh që fluturimet nga Prishtina dhe anasjelltas nëpër vendet të ndryshme evropiane, të bëhen me gjeneratën me të re të Airbus të cilët cilësohen si një prej aeroplanëve më komod për udhëtime duke ofruar siguri dhe komoditet të plotë për udhëtarët.

Remzi Ejupi, pronari i kompanisë Eurokoha dhe Kosova Ailines, është shprehur i kënaqur që kompania e tij po përmirëson çdo ditë e më shumë cilësinë për udhëtarët të cilët marrin shërbime udhëtimesh tash e shumë vite me kompanitë Eurokoha dhe Kosova Airlines.

Avionët Airbus 320 NEO i cili ka 180 ulëse dhe Airbus 321 NEO ka 230 ulëse tashmë fluturon në kryeqendrat evropiane nga Dyseldorfi në Málaga, Athinë, Barcelonë, Berlin, Budapest, Dresden, Gjenevë, Hamburg, Lisbonë, Lion, Mynih, Milano, Palma de Mallorca, Pragë, Vjenë dhe Cyrih.

Airbus A320 NEO është deri tani avioni më efikas dhe i qetë me distanca të shkurtra dhe të mesme në botë dhe shenja më e dukshme ende e një serie prej më shumë se 50 nismash të qëndrueshmërisë në Eurowings.

Me teknologjinë kryesore nga Airbus dhe CFM LEAP, avioni ka një performancë mjedisore të përmirësuar ndjeshëm në krahasim me gjeneratat e mëparshme me një reduktim prej 50 për qind në emetimet e zhurmës, një reduktim deri në 20 për qind në konsumin e karburantit dhe emetimet e karbonit dhe një investim total prej më shumë se 1.5 miliardë dollarë, shtimi i flotës së re është projekti investues më i shtrenjtë në historinë e korporatës gati 30-vjeçare të Eurowings.

Shija e redaktorit

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Shqipëria hap 4 kapituj të rinj në negociatat me BE...

Shqipëria do të hapë më 16 shtator katër kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, në kuadër të Konferencës së 6-të...

Të fundit nga rubrika