Gjermania lëshon vizën e fundit turistike për kosovarë

Ambasada gjermane në Kosovë, këtë të hënë, ka lëshuar vizën e fundit schengen për një kosovar. Përfituesi I fundit I kësaj vize rastisi të jetë një zyrtarë policor, I cili u prit në mënyrë ceremoniale nga ambasadori gjerman. Rohde tha se zakonisht nuk është ndonjë festë dhënia e vizave por në rastin e Kosovës kjo duhet të jetë

Pritjeve të gjata për të marrë një vizë turistike pranë Ambasadës së Gjermanisë, por edhe para secilës ambasadë të shteteve të zonës shengen për kosovarët iu erdhi fundi.

Kjo pasi që nga 1 janari kosovarët do të mund të vizitojnë cilindo vend evropian.

Për shkak të përfitimit të liberalizimit, ambasada e Gjermanisë në Kosovë, këtë të hënë ka lëshuar vizën e fundit turistike.

Si asnjëherë më parë, kjo vizë u dorëzua nga vet ambasadori, Jorn Rohde tek qytetari përfitues.

Rastësia ishte, që përfitues Bujar Rrustemi ishte edhe zyrtar policor.

Në një bisedë me Rrustemin, ambasadori i interesua për qytetin e personalitet prej nga vjen polici.

Rohde tha se dhënia e liberalizimit të vizave për kosovarët duhet të konsiderohet festë.

“Në rrethana të zakonshme nuk e kemi festuar asnjëherë dhënien e vizave, mirëpo me rastin tuaj do të duhej. Unë jam ambasadori që në intervista ka thënë që do të jetë ambasadori i fundit gjerman që do të merret me liberalizimin dhe më vie mirë që e kam mbajtur këtë premtim”, tha Jorn Rohde, Ambasador i Gjermanisë në Kosovë.

Kosovarët kanë shpenzuar mbi 89 milionë euro për viza gjatë viteve 2016-2021, diku rreth 165 euro për aplikim, sipas raportit të Grupit për Ballkan.

Shija e redaktorit

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

Të fundit nga rubrika