“Gjermania mbetet një nga aleatët më të fortë të Kosovës,” Osmani uron Ditën e Unitetit të Gjermanisë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar Gjermaninë në Ditën e Unitetit, duke thënë se populli i Kosovës bashkohet me ta për ta festuar unitetin që përfaqëson kjo ditë.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social “X”, është shprehur se Gjermania mbetet një nga aleatët më të fortë të Kosovës.

“Miqve dhe aleatëve tanë gjermanë: Urime për Ditën e Unitetit Gjerman. Sot, populli i Kosovës bashkohet me ju për të festuar forcën dhe unitetin që përfaqëson kjo ditë. Gjermania ka qenë gjithmonë dhe mbetet një nga aleatët më të fortë të Kosovës. Marrëdhënia jonë është e bazuar në vlerat e përbashkëta demokratike, me diasporën tonë në Gjermani që shërben si një dëshmi e lidhjes gjithnjë në rritje midis vendeve tona,” ka shkruar e para e vendit.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika