Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Alexander Dobrindt, ka bërë të ditur se janë duke u përgatitur të forconë mbrojtjen ajror pasi që Rusia po shkel hapësirën ajrore të disa shteteve.
Dobrindt u tha ligjvënësve se kërcënimi është i pranishëm kudo duke iu referuar shkeljeve të hapësirës ajrore të fqinjëve tanë europianë, shkruan Euroneës, transmeton Dukagjini.
Si rezultat i kësaj Gjermania do të “rifurnizojë” mbrojtjen ndaj dronëve, duke njoftuar një reformë të re Ligjore për Sigurinë Ajrore.
Kujtojmë se NATO paralajmëroi Rusinë se do të përdorte të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe jo-ushtarake për të shmangur kërcënimet, pas disa incidenteve javët e fundit ku avionë ose dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të anëtarëve të NATO-s.
Aleatët e NATO-s u takuan për konsultime në Bruksel pasi tre avionë luftarakë rusë hynë në hapësirën ajrore të Estonisë javën e kaluar, dhe një numër i madh dronësh rusë depërtuan në hapësirën ajrore të Polonisë më herët gjatë muajit. Rumania gjithashtu ka regjistruar një dron rus që hyri në hapësirën e saj ajrore këtë muaj.