Gjithçka vendoset në Londër

Vetëm një gol u shënua në ndeshjen e parë.

Gjithçka është ende e hapur.

AC Milan luan sonte në udhëtim te Tottenham, me fillim nga ora 21:00 në kuadër të ndeshjes kthyese të Ligës së Kampionëve.

Rosonerët do të shkelin në fushën e gjelbër si favoritë, pasi në “San Siro” triumfuan me rezultat 1-0.

Një lajm i mirë për italianët është fakti që Zlatan Ibrahimovic tashmë është i gatshëm për të luajtur, por mbetet të shihet nëse Stefano Pioli do e inkuadrojë në lojë.

Në anën tjetër, londinezët janë me shumë mungesa.

Kapiteni Hugo Loris, Bentacur, Bissouma, Sessegnon janë të lënduar, kurse Dier mungon për shkak të kartonëve të verdhë.

Në tempullin londinez priten të jenë të pranishëm rreth 60 mijë shikues, teksa fituesi do përcaktohet në fushën e gjelbër.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika