Gjobitet me 500 euro shoferi në Ferizaj, drejtoi veturën nën masën mbrojtëse

Është gjobitur me 500 euro një shofer në Ferizaj, i cili drejtonte veturën nën masën mbrojtëse. Përveç gjobës, të njëjtit i është vazhduar masa mbrojtëse edhe për gjashtë muaj të tjerë

Fotografi ilustruese

Në rrugën “Ahmet Kaçiku” në Ferizaj është ndaluar shoferi që po drejtonte veturën e tij me targa vendore nën masën mbrojtëse, ku me ligjin e ri parashihet gjobë, vazhdim i masës mbrojtëse, pikë negative dhe konfiskim i automjetit.

“Ndaj tij policia i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, vazhdim i masës mbrojtëse edhe për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes të mos drejtojnë automjetet nën masën mbrojtëse të shqiptuar më herët. Ndërsa ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thuhet tutje në njoftim.

Në njoftim thuhet se nëse qytetarët hasin në kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, ta lajmërojnë policinë dhe se të dhënat e tyre do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika