Gjuajtën me armë zjarri gjatë Krishtlindjeve Ortodokse, arrestohen dy serbë në Kllokot

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, ka arrestuar dy serbë të dyshuar për gjuajtje me armë zjarri gjatë Krishtlindjeve Ortodokse.

Policia e Kosovës-Ilustrim

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan ka bërë të ditur se ka arrestuar dy serbë të dyshuar për gjuajte me armë zjarri gjatë Krishtlindjeve ortodokse.

Ndërkaq, gjithashtu kanë bërë të ditur se edhe një person tjetër është i dyshuar në këtë rast, por që nuk është arritur të takohet dhe i njëjti është në kërkim policor.

“Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan pas marrjes së informatave përmes rrugëve operative, sigurimit dhe analizimit të video inçizimeve ka identifikuar tre të dyshuar serb kosovar nga të cilët ka arrestuar dy nga ta A.S. (1992) dhe D.M.(1996) pasi të njëjtit dyshohet se me datën 07.01.2023 në Kllokot rreth mesnatës me rastin e festimit të festës së ,,Krishtlindjeve Ortodokse’’ në Kllokot kanë shtënë me armë zjarri duke shkaktuar rrezik të përgjithshëm. I dyshuari i tretë po ashtu serb kosovar nuk është arritur që të takohet dhe i njëjti është në kërkim policor”, ka njoftuar zëdhënësi i policisë per Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Me tej thuhet se me urdhëresë të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake nga kjo njësi është realizuar kontrollë në tri lokacione të ndryshme, ndërsa dy armë automatike AK47 të cilat dyshohet se janë përdorur në këtë rast nuk është arritur që të gjenden aktualisht.

Ndërkaq, dy të dyshuarit e lartcekur pas shoqërimit në zyrat e Njësisë së Hetimeve Rajonale Gjilan janë intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ndaj dy të dyshuarve ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’, ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës’’ dhe rasti do të procedohet në Prokurorinë Themelore”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika