Gjykata e Apelit në Tiranë refuzon ekstradimin, lirohet ish-luftëtari i UÇK-së Dritan Goxhaj

Gjykata e Apelit në Tiranë ka refuzuar ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj, duke e liruar atë nga burgu

Ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj.

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dritan Goxhaj, është liruar nga burgu, pasi Gjykata e Apelit në Tiranë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës Parë.

Ky vendim ka përfshirë edhe refuzimin e kërkesës për ekstradimin e Goxhajt, bëjnë të ditura burime të EuroNews.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik 2023 me urdhërarrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës, me qëllim ekstradimin e tij në Hagë.

Ai u akuzua për nxjerrjen e emrave të dëshmitarëve në disa çështje të hapura më parë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Gjithashtu, Goxhaj u akuzua për veprat penale të pengimit të punës së zyrtarëve dhe të frikësimit të dëshmitarëve sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 10.10.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Genti Shala, vendosi:

Ndryshimin e vendimit Nr. 1204 Akti, datë 19.09.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Rrezimin e kërkesës për ekstradimin e shtetasit D.G nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Kosovës.

Heqjen e masës së sigurimit “arrest në burg” për shtetasin D.G, caktuar me vendimin Nr. 1123 Akti, datë 20.07.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, në fund të njoftimit thuhet se urdhërohet lirimi i Goxhajt, nëse nuk mbahet për ndonjë vepër tjetër penale.

Shija e redaktorit

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

Të fundit nga rubrika