Gjykata e Gjilanit: Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive, i dënuar tre herë në të kaluarën

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se Mefail Shkodra, i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë që ndodhi të dielën në qendër të Gjilanit, nuk ka pasur asnjë lëndë aktive në këtë gjykatë.

Sipas evidencës së Gjykatës, Mefail Shkodra ka qenë i gjykuar më parë në tre raste penale, të gjitha të përfunduara me aktgjykim dënues.

“Në lidhje me rastin e vrasjes së djeshme të ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit, Gjykata Themelore në Gjilan njofton opinionin publik dhe mediat, se ndaj të personit të dyshuar Mefail Shkodra nuk ka lëndë aktive në këtë Gjykatë. Ndërkohë, sa i përket dosjes së tij penale, ne bazë të evidencës ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Gjilan, personi Mefail Shkodra ka pasur 3 (tre) lëndë penale dhe të gjitha janë të përfunduara me aktgjykim dënues”, thuhet në njoftim.

Në vitin 2018, thuhet se është dënuar për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të armëve pa leje.

Në vitin 2014, është dënuar për vjedhje të shërbimeve komunale. Ndërsa, në vitin 2011 është dënuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

“Në vitin 2018 është akuzuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve, është gjykuar dhe shpallur fajtor dhe është dënuar. Në vitin 2014 është akuzuar për veprën penale vjedhja e shërbimeve komunale, i cili për këtë rast është gjykuar dhe dënuar dhe në vitin 2011 është akuzuar për veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, ku edhe për këtë rast është gjykuar dhe shpall fajtor nga kjo Gjykatë”, thuhet në komunikatën e këtij institucioni. 

Ndërkohë, për dy të dyshuarit e tjerë, Edonis Shkodra dhe Engjull Shkodra, Gjykata ka konfirmuar se nuk figurojnë në regjistrin penal dhe nuk kanë pasur raste të gjykuara apo të papërfunduara në këtë institucion.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika