Gjykata jep detaje: Vrasja e Bajraktarit dyshohet se u krye në bashkëkryerje me persona të tjerë.

Gjykata ka vendosur masa e paraburgimit prej një muaji ndaj T.K., i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit në fshatin Baicë të Lipjanit.

Sipas njoftimit të Gjykatës, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari nuk ka vepruar i vetëm, por ka kryer veprën në bashkëkryerje me persona të tjerë ende të paidentifikuar.

“Gjykata vlerësoj se po ashtu ekziston rreziku se i pandehuri mund të fsheh, ndryshojë apo t’i falsifikojë provat duke ndikuar në bashkë të dyshuarit e mundshëm, meqenëse deri më tani dyshohet se vepra penale është kryer në bashkëkryerje dhe ende nuk janë siguruara informata të mjaftueshme për bashkëkryesit potencial, ashtu që mund të ndikojë edhe tek dëshmitarët e rastit”, thuhet në njoftim.

Sipas hetimeve, më 3 gusht 2025 rreth orës 16:00, viktima kishte dalë për të kullotur gjedhin në livadhet e fshatit.

Aty, i dyshuari dhe bashkëkryerësit e tjerë e goditën fillimisht me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas e ngulfatën dhe tërhiqen trupin disa metra, duke kaluar përmes një are të mbjellë me misër.

Pas këtij akti, ata gërmuan një gropë mbi 1 metër, vendosën trupin e viktimës, e mbuluan me dërrasa dhe dhe, duke rivendosur rrënjët e misrit mbi të.

Një ditë më vonë, më 4 gusht rreth orës 12:10, familjarët gjetën trupin e pajetë të Bajraktarit.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri T.K. mes datës 03.08.2025 ora 16:00 dhe datës 04.08.2025 rreth orës 12:10, në fshatin Baicë, Komuna e Lipjanit, për shkak te mosmarrëveshjeve paraprake mes vete, me dashje e në bashkëkryerje edhe me persona ende të paidentifikuar deri më tani, në mënyrë dinake dhe mizore privojnë nga jeta tani të ndjerin E.B., në atë mënyrë që i ndjeri E. me datën 03.8.2025 rreth orës 16:00 kishte dal nga shtëpia duke e dërguar gjedhen e tij për kullos në livadhet e fshatit dhe aty i njëjti fillimisht goditet me mjete të forta në kokë dhe trup, më pas ngulfatet dhe trupi i tij tërhiqet zvarrë për disa metra duke kaluar përmes një arre të mbjellë me misër dhe aty fillimisht hiqen disa rrënje misri, gërmohet një gropë me thellësi mbi 1m, më pas brenda saj vendoset trupi i pajetë i të ndjerit, e sipër të cilit vendosen dërrasa dhe më pas gropa mbulohet me dhe, kurse aty rivendosen rrënjët e misrit. Më pas me datën 04.8.2025 rreth orës 12:10 familjarët e viktimës duke bërë kërkime nëpër zona të fshatit arrijnë ta gjejnë viktimën e varrosur pa shenja jete, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale Vrasje e Rëndë”, thuhet nga Gjykata.

Gjykata ka caktuar paraburgim një muaji ndaj T.K., ndërsa hetimet për gjetjen dhe identifikimin e bashkëkryerësve të tjerë vazhdojnë.

Një muaj paraburgim për Top Kolshin i dyshuar për vrasjen e Enver Bajraktarit

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika