Gjykata Supreme britanike hedh poshtë planin për dërgim të migrantëve në Ruandë

Paneli prej pesë personash në gjykatën më të lartë britanike ka qenë në linjë me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka thënë se kjo politikë specifike nuk ka qenë në përputhje me traktatet ndërkombëtare të cilat i ka nënshkruar Britania

FOTO:AFP

Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar e ka hedhur poshtë një plan kontrovers qeveritar për t’i dërguar migrantët në Ruandë, duke e konsideruar atë si të paligjshëm.

Ky vendim konsiderohet si kthim mbrapa për planet e kryeministrit britanik, Rishi Sunak.

Paneli prej pesë personash në gjykatën më të lartë britanike ka qenë në linjë me vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila ka thënë se kjo politikë specifike nuk ka qenë në përputhje me traktatet ndërkombëtare të cilat i ka nënshkruar Britania.

Gjyqtarët kanë thënë se pajtohen me vlerësimin e Apelit që vendimi ka rrezikuar me përballje të refugjatëve me persekutim.

“Duke i analizuar të dhënat, ne pajtohemi me ato përfundime”, është thënë në vendim prej 56 faqesh, shkruan REL.

Konservatorët e partisë së Sunakut kanë insistuar që skema e Ruandës është kyçe për luftim të imigrimit ilegal që bëhet prej Kanalit anglez, me anije të vogla.

Mirëpo, vendimi i së mërkurës i jep fund një sage të nisur në prill të vitit të kaluar, kur Britania e ka nënshkruar një marrëveshje me Ruandën për të dërguar migrantë pa dokumente në qendra të përkohshme në atë shtet.

Ky vendim është debatuar gjatë në mes të partive në Britani.

Sunak ka thënë se vendimi “nuk përbën rezultatin që kemi dashur” dhe që Qeveria “do t’i shqyrtojë hapat e radhës” derisa ministrat në Kigali të pranojnë vendimin që Ruanda nuk është vend i sigurt i shteteve të botës së tretë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika