Gjykimi në Hagë, sot fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të vazhdojë sot, për të tretën ditë radhazi, procesi me deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Gjatë ditës së sotme pritet që ekipit mbrojtës i Hashim Thaçit t’i jepet fjala për paraqitjen e argumenteve përfundimtare. Të martën u mbyll dita e dytë e deklaratave përmbyllëse, pasi përfaqësuesi i viktimave, Simon Laws, përfundoi paraqitjen e tij para trupit gjykues në rastin ku ish-eprorët e UÇK-së akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Një ditë më parë, Prokuroria e Specializuar përmbylli fjalën e saj përfundimtare, duke pretenduar se Hashim Thaçi kishte mashtruar përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Sipas prokurorisë, qëndrimet e mbrojtjes lidhur me rolin dhe strukturën e UÇK-së duhet të trajtohen me kujdes dhe rezervë.

Po ashtu kujtojmë se të hënën, prokurorja e specializuar Kimberly West bëri të ditur se Zyra e Prokurorit ka kërkuar dënim me nga 45 vjet burg për secilin prej të akuzuarve, që në total arrin në 180 vjet burgim.

Pas përfundimit të prokurorisë, përfaqësuesi i viktimave kërkoi nga trupi gjykues që në vendimin përfundimtar të merret parasysh dhe të reflektohet zëri i viktimave pjesëmarrëse në proces.

Me përmbylljen e deklaratave finale, çështja do t’i kalojë për shqyrtim trupit gjykues. Gjykatësit kanë në dispozicion tre muaj për të nxjerrë një vendim, me mundësinë e zgjatjes së këtij afati nëse e konsiderojnë të nevojshme.

Ish-udhëheqësit e UÇK-së përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, akuza që ata i kanë hedhur poshtë, duke i cilësuar si të pabazuara.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika