Gjyqtari Ngadhnjim Arrni emërohet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Gjyqtari Ngadhnjim Arrni është emëruar kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kjo u bë në mbledhjen e 357 të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, që u mbajt këtë të premte.

Për mandatin pesë vjeçar, Arrnin mori tetë vota “për”, një abstenim dhe asnjë kundër.

Deri më tani, Arrni ishte shef i Departamentit Special në këtë gjykatë.

Në konkurs ishin tre kandidatë, Alban Ajvazi, Kushtrim Shyti dhe Ngadhnjim Arrni.

Kush është Ngadhnjim Arrni?

Ngadhnjim Arrni është gjyqtar në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Arrni ka diplomuar në Fakultetin Juridik  – Universiteti i Prishtinës në vitin 2014.

Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2016, ndërsa praktikën profesionale e ka mbajtur në periudhën e viteve 2014-2015 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Nga viti 2016 deri më 2017 ka punuar si zyrtar ligjor në Gjykatën Themelore në Prishtinë përmes programit të USAID – CLE. Gjithashtu në periudhën 2018-2019 ka punuar si Zyrtar i Lartë për Bashkëpunim Profesional në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Me datë 21.01.2019 Ngadhnjim Arrni është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjyqtari Arrni në janar 2024 është avansuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special dhe me datë 01 shkurt  ka filluar punën si gjyqtarë në Departamenti Special, pozitë të cilën ende e mban.

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika